Telegrafi

Ferguson: Brazili do të jetë kampioni i ri botëror

“Nuk mund të shoh ndonjë përfaqësuese tjetër përveç Barzilit. Ata do të jenë përfaqësuesja e cila do të jetë vështirë të fitohet. Duhet vetëm të mendoni në futbollistët të cilët mund të gjenden në atë përfaqësuese, të gjithë janë lojtarë të jashtëzakonshëm”.

“Sezonin e kaluar, në Ligën e Kampionëve kishte 103 brazilianë dhe vetëm 15 anglezë. Më shumë skocezë janë në Ligën e Kampionëve se anglezë”, ka thënë Ferguson për Mail on Sunday.

Anglia humbi me rezultat minimal 1-0 në miqësoren kundër Brazilit javën e kaluar./Telegrafi/