Telegrafi

Ferguson: Balotelli do të jetë Ronaldo i ri

Sportmediaset pohon se Ferguson i ka thënë ish-asistentit të tij dhe përzgjedhësit aktual portugez, Carlos Querioz, se ai do ta transferojë Mario Balotellin për ta shndërruar atë në Ronaldon e ri të United.

Masimo Moratti nuk është në disponim për ta shitur Balotellin, por mediumet në Apenine pohojnë se së shpejti do të nisë një luftë ofertash për sulmuesin e ri nga rivalët lokal City dhe United.

Është edhe vetë drejtori i Interit, Marco Branca, ai që për Daily Mail tani ka konfirmuar interesimin e Unitedit dhe Cityt, ndërsa Interi do të mendojë për të ardhmen e futbollistit. Edhe City edhe United pritet të ofrojnë mbi 30 milionë euro për Balotellin, por Interi është gati të kërkojë 40 milionë për të. /Telegrafi/