Telegrafi

Ferguson: Ancelotti ka bërë punë të mirë

Të shtunën në Old Trafford zhvillohet ndeshja vendimtare për titullin e Ligës Premier, ndërmjet Djajve të Kuq dhe Bluve, ndërsa Ferguson ka thënë fjalë të mira për homologun e tij te skuadra rivale për titull.

“Ancelotti nuk ka dështuar nga ana e tij. Ai ka bërë punë të mirë. Ai është njeri me përvojë të madhe. Ai ka fituar dy Liga të Kampionëve si trajner dhe ishte futbollist i madh”.

“Po flasim për një nivel të lartë të çdo gare. Megjithatë, Chelsea është një pikë prapa nesh dhe është në gjysmëfinale të FA Cup. Ata u zhgënjyen pas eliminimit nga Liga e Kampionëve. Mirëpo, Interi pati një paraqitje të fortë për t’i eliminuar ata. Në përgjithësi mendoj se ai ka bërë një punë të mirë”, përfundoi Ferguson. /Telegrafi/