Telegrafi

Ferguson akuzohet nga FA

 Ferguson aludoi se gjyqtari e vendosi ndeshjen dhe se ndoshta e ka vënë në skedinë që ndeshja të mbaronte me rezultat 1-1. Kjo nuk ka kaluar mirë te FA, që edhe zyrtarisht ka njoftuar ngritjen e akuzës ndaj Ferguson.

“FA akuzon Sir Alex Ferguson për komentet e tij pas ndeshjes ndaj Tottenham Hotspur të zhvilluar më 20 janar, ditë e dielë. Besojmë se menaxheri i Manchester United ka thyer rregullën e FA E3 që ka të bëjë për sjelljen ndaj gjyqtarëve”.

“Ferguson ka kohë deri të premtën në ora 16:00 që t’i përgjigjtj formalisht akuzës”, shkruan në një komunikatë të FA.

Ishte vet Sir Alex Ferguson ai që kishte deklaruar kohë pas prononcimeve të tij se FA do ta akuzojë jo për shkak të komenteve, por për shkak se ka problem personal me të. /Telegrafi/