Telegrafi

Fergie si Era Istrefi, sjell “Redrum” (Video)

Fergie ditë më parë ishte temë e mediave rozë botërore për shkurorëzimin me bashkëshortin, Josh Duhamet.

Por, kësaj radhe këngëtarja amerikane ka sjell një këngë të re si pjesë e fushatës reklamuese të veshjeve “Carine Roitfeld”.

Modelet duke reklamuar veshjet e “Dior” dhe “Chanel”

Në videon e këngës shfaqen disa modele që pozojnë me veshjet e koleksionit të verës së vitit të ardhshëm të markave botërore “Dior” dhe “Chanel”.

Klipi është quajtur ‘Fergie x CR Fashion Book: REDRUM’, pasi sfondi i të gjitha modeleve ka ngjyrën e kuqe.

Ndërkohë që kënga e parë e Era Istrefi për tregun e huaj quhet Redrum dhe pati një sukses shumë të madh.

“Redrum” i këngëtares shqiptare është shikuar deri më tani mbi 30 milionë herë në YouTube.

Ndryshe, Era është duke punuar në projekte të reja muzikore pas klipit me reperin amerikan, French Montanën. /Telegrafi/