Telegrafi

Fergie: Rooney është si Ronaldo e Messi

Sulmuesi anglez është në top-formë këtë sezon, ndërsa mbrëmë siguroi fitoren e Djajve të Kuq në San Siro kundër Milanit, dhe Fergie nuk ka hezituar ta përfshijë atë në kategorinë e lojtarëve më të mirë në botë.

“Rooney doemos duhet të krahasohet me Messin dhe Cristiano Ronaldon, sepse ai ka kualitete të mëdha dhe e dëshmoi këtë kundër Milanit. Kjo është arsyeja që ai është në nivel të njëjtë me këta lojtarë”, ka thënë Fergie për TVI24. /Telegrafi/