Telegrafi

Fergie publikon dy këngë në një ditë (Video)

Këngëtarja Fergie ka sjellë hitet e reja muzikore ‘Love is Pain’ dhe ‘Love is Blind’.

Këto këngë janë publikuar në të njëjtën ditë dhe janë vazhdimi i Double Dutches që solli me 22 shtator.

Ajo duket se po sheh detaje të rëndësishme nga jeta sentimentale, të cilat i përfshin në tekstet muzikore.

Këtë herë i ka besuar njërin klipin disa kukullave të animuara që tregojnë të gjithë ngjarjen.

Ndërsa në klipin tjetër shfaqet e vetme, e veshur me të bardha duke përjetuar çdo notë që këndon.

Pas disa bashkëpunimeve të suksesshme, Fergie erdhi me këto tre këngë që mendohen të jenë suksesi i saj i radhës. /Telegrafi/