Telegrafi

Fergie përgjigjet ndaj kritikave për interpretimin e himnit: E bëra më të mirën

Pasi u përqesh dhe u kritikua për interpretimin e himnit kombëtar amerikan, Fergie ka adresuar performancën e saj aspak të mirë në ndeshjen e All Star të dielën mbrëma.

Ishte Fergie që nxiti një mal reagimesh nga kritikët e shumë anë e mbanë botës që sytë i kishin hapur kah ndeshja e madhe, pasi siç e do tradita, intonohet gjithmonë himni amerikan para ndeshjeve.

“Unë ndihem e nderuar dhe krenare që performova himnin kombëtar mbrëmjen e kaluar dhe kam dashur t’i shtoj një gjë të veçantë NBA”.

“Unë jam një njeri që rrezikoj, por qartë ky performim nuk i pëlqeu të gjithëve. Unë e dua këtë vend dhe tentova më të mirën”, u shpreh Fergie.

Kjo performancë e këngëtares u përqesh nga lojtarët në parket, teksa nga shumë njerëz u quajt performanca më e keqe në histori e himnit kombëtar amerikan.

Kritikat u bënë aq të ashpra sa që Fergie i ndaloi komentimet në shumicën e postimeve të saj në Instagram, përfshiër një seri të imazheve nga kjo ndeshje.

(Foto: Getty Images)

Pharrell Williams, Chad Hugo dhe Shay Haley performuan një seri këngësh po ashtu në këtë mbrëmje, pasuar edhe nga një performancë befasuese e Migos. /Telegrafi/