Telegrafi

Fergie lanson këngën e re, spikat Kendall Jenner me paraqitjen e saj (Video)

Fergie ka lansuar projektin e saj të ri muzikor.

“Enchante” titullohet kënga e re e vokalistes së njohur, që në shqip do të thotë “e magjepsur”.

42 vjeçarja për paraqitjen në klip i ka besuar yllit televiziv, Kendall Jenner.

Projekti vjen pas ndarjes së Fergiet nga Josh Duhamel me të cilin ishte martuar për tetë vjet.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Kim Kardashian (Foto/Video)

Ky nuk shtë bashkëpunimi i parë i Fergit me femrat e familjes Kardashian.

Kim ishte ajo që u shfaq herën e fundit në këngën “Milfs” lansuar vitin e kaluar.

Kendall në këtë videoklip zgjohet nga gjumi dhe duket vërtet atraktive. /Telegrafi/