Telegrafi

Fergie dhe Josh Duhamel ndahen pas tetë vitesh martesë (Foto)

HOLLYWOOD, CA - DECEMBER 08: Musician Fergie and actor Josh Duhamel attend "TrevorLIVE LA" honoring Jane Lynch and Toyota for the Trevor Project at Hollywood Palladium on December 8, 2013 in Hollywood, California. (Photo by Jason Merritt/Getty Images for Trevor Project)

Këngëtarja e njohur amerikane, Fergie, i ka dhënë fund martesës së saj tetëvjeçare me Josh Duhamel.

Këngëtarja dhe aktori thuhet se kanë pasur diferenca të mëdha me njëri-tjetrin dhe kjo ka shtyrë drejt ndarjes së tyre.

Ata kanë një djalë të vogël katërvjeçar, Axl.

Çifti me anë të një komunikate kanë konfirmuar ndarjen, por se ata gjithmonë do të jenë të bashkuar në të mirë të djalit të tyre.

Teksa ata nuk janë parë fare në publik së fundmi, u mendua se janë të lumtur, sidomos pasi festuan tetë vjetorin e martesës në janar.

Në maj, Duhamel deklaroi se ai dhe Fergie ndajnë shumë dashuri së bashku për djalin dhe kanë kohë të mirë së bashku. /Telegrafi/