Telegrafi

Me ferexhe dhe pushkën në dorë: Ushtaret që luftojnë talebanët (Foto)

Prej vitesh Afganistani përballet me kërcënimin e talebanëve dhe luftën ndaj tyre.

Por prej pak kohësh edhe femrat janë përfshirë në këtë luftë.

Në Kabul gjendet një akademi e përbërë vetëm prej femrave.

150 femra të reja stërviten për të luftuar talebanët.

Me ferexhe në kokë dhe pushkë amerikane, ato stërviten njësoj si meshkujt.

Por pavarësisht stërvitjes së fortë, pjesë dërrmuese e tyre do të kenë pozicione joluftuese, transmeton tema.

Ato do jenë pjesë e pozicioneve logjistike dhe komunikuese.