Telegrafi

Ferdinand: Wigani të shokojë Chelsean

United duhet të shpresojë në ndonjë dështim të Chelseat dhe të mposhtë Stoke Cityn, për të kompletuar në fund një triumf të pabesueshëm në garën për titull.

“Ishte një sezon mjaft interesant. Numri i skuadrave të fundit të tabelës që i kanë marrë pikë skuadrave të katërshes së madhe ishte më i madh, pasi që dihet se skuadrat e mëdha mposhtin të gjithë dhe pësojnë në duelet direkte me kundërshtarë të barabartë”.

“Ishte sezon mjaft i çuditshëm. Shpresojmë se çudia do të ndodhë edhe në ndeshjen e Chelseat të dielën”, deklaroi Ferdinand. /Telegrafi/