Telegrafi

Ferdinand: United mund të shënojë pa Rooneyn

Rooney pritet të mungojë nga dy deri në katër javë për shkak të një lëndimi në gju të pësuar në ndeshjen kundër Bayern Munich.

“Në ndeshjet e fundit Wayne ka munguar, ne kemi shënuar disa gola. Dimitar Berbatov është futur në lojë dhe ka bërë punën shumë mirë”.

“Rooney është një lojtar i shkëlqyeshëm dhe ka qenë shumë me ndikim në sezonin tonë deri tash, por ne e dimë se kemi lojtarë të cilët mund të futen dhe të ndihmojnë”, ka thënë Ferdinand. /Telegrafi/