Telegrafi

Ferdinand: Ta mposhtim Liverpoolin!

“Kemi humbur tri ndeshjet e fundit që kemi luajtur kundër Liverpoolit. Ato ndeshje nuk kanë shkuar sipas planit, por gjithmonë ka vend për përmirësim dhe tash është koha që ne t’i mposhtim”.

“Liverpooli është njëri nga rivalët tonë më të mëdhenj dhe neve asnjëherë nuk na pëlqen që të mposhtemi nga ata. Jam i bindur se mund të marrim tre pikë të dielën dhe t’i japim fund suksesit që kanë ata ndaj nesh”, ka thënë mbrojtësi anglez për faqen zyrtare të klubit nga Mançesteri. /Telegrafi/