Telegrafi

Ferdinand mungon edhe gjashtë javë

Rio Ferdinand siç dihet ka pësuar një dëmtim në ligamente në stërvitjet para fillimit të Botërorit, ndërsa u besua se ai do të mund të kthehej në kohë për fillimin e sezonit të ri në Ligën Premier. Megjithatë, bëhet e ditur se Rio nuk do të jetë i gatshëm.

“Rio ndoshta do të mungojë edhe gjashtë javë”, theksoi Fergie.

Ferguson shtoi se Valencia dhe Gary Neville u janë rikthyer stërvitjeve, gjë që nuk ndodhi me Michael Owen. Anderson pritet të rikthehet në fund të shtatorit dhe Owen Hargreaves siç dihet ka mbetur në SHBA për trajtim të mëtutjeshëm. /Telegrafi/