Telegrafi

Ferdinand kthehet pas dy javësh

Mbrojtësi anglez ka bërë vetëm pesë paraqitje këtë sezon me Djajtë e Kuq, si pasojë e problemeve me lëndime, ndërsa Ferguson shpreson që ai të jetë në lojë deri kah fundi i këtij muaji.

“Jam shumë i lumtur me përparimin e Rios. Ai ka vrapuar shumë dhe pritet të kthehet pas dy javësh”.

“Por një gjë është e sigurt, meqenëse kemi pritur kaq gjatë, nuk do ta kthejmë para se të jetë qind për qind (i rikuperuar)”, ka thënë skocezi për Mail on Sunday. /Telegrafi/