Telegrafi

Ferdinand kritikon ashpër Ramosin pas simulimit te Cuadrado (Video)

Juan Cuadrado ishte lojtari i vetëm që përfundoi para kohe finalen mes Juventusit dhe Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

E gjitha kjo pasi kolumbiani ra pre e një simulimi nga Sergio Ramos.

Lexo po ashtu Emocionet e mëdha të Ronaldos pas përfundimit të ndeshjes (Video)

Cuadrado u ndëshkua në minutën e 83-të me kartonin e dytë të verdhë dhe kështu u detyrua të lë fushën.

Këtë e ka komentuar edhe legjenda e Manchester Unitedit, Rio Ferdinand.

“Nëse djali do më shikonte duke e bërë atë gjest, do isha i turpëruar të shikoja djalin tim në sy”, ka thënë anglezi pas ndeshjes. /Telegrafi/

https://twitter.com/FCBdaily/status/871103283762475009