Juan Cuadrado ishte lojtari i vetëm që përfundoi para kohe finalen mes Juventusit dhe Real Madridit në Ligën e Kampionëve.
E gjitha kjo pasi kolumbiani ra pre e një simulimi nga Sergio Ramos.
Cuadrado u ndëshkua në minutën e 83-të me kartonin e dytë të verdhë dhe kështu u detyrua të lë fushën.
Këtë e ka komentuar edhe legjenda e Manchester Unitedit, Rio Ferdinand.
“Nëse djali do më shikonte duke e bërë atë gjest, do isha i turpëruar të shikoja djalin tim në sy”, ka thënë anglezi pas ndeshjes. /Telegrafi/
https://twitter.com/FCBdaily/status/871103283762475009