Telegrafi

Ferdinand ende i etur për trofe

“E para dhe më e rëndësishmja, unë jam një futbollist dhe fitimi i trofeve është gjithçka për mua”, ka thënë Ferdinant për News of the World.

“E di ku qëndrojnë prioritetet e mia. Unë jam më i përkushtuar se kurrë. Lufta ende është aty dhe uria po ashtu. Uria dhe dëshira për të fituar ende është e njëjtë. Asgjë nuk ka ndryshuar”, ka shtuar anglezi./Telegrafi/