Telegrafi

Ferdinand emëron tre mesfushorët që duhet t’i transferojë Manchester United

Rio Ferdinand ka propozuar tre mesfushorë te Manchester United që duhet të transferohen në afatin kalimtar veror.

Legjenda e Djajve të Kuq beson se me transferimin e këtyre tre lojtarëve, skuadra do të kishte shumë cilësi dhe do të kishin lojë të bukur.

Saul Niguez, Thomas Partey dhe Wilfred Ndidi, pëlqehen shumë nga Ferdinand dhe ka kërkuar nga Unitedi që të transferojë ata.

“Unë do t’i transferoja Parteyn e Atletico Madridi ose Ndidin e Leicesterit, po të isha te Unitedi”, ka thënë ai.

“Më pëlqen edhe Saul Niguez. Ai është një mesfushor shumë, shumë i mirë”, ka shtuar më tej Ferdinand.

Por, Ole Gunnar Solskjaer tashmë ka transferuar Bruno Fernandesin, derisa mund të shkojnë edhe për Niguezin. /Telegrafi/