Telegrafi

Ferdinand dëshiron që Manchester United të transferojë Sanchon, Koulibalyn dhe Saulin

Rio Ferdinand ka kërkuar na Manchester United që të shpenzojë shuma të majme dhe të transferojë Jadon Sanchon, Kalidou Koulibalyn dhe Saugl Niguezin, në mënyrë që të garojnë për titull.

Ole Gunnar Solskjaer po tregon formë të mirë të taktikave te Djajtë e Kuq, mirëpo atij i dune disa lojtarë të kalibrit të lartë për të rivalizuar Liverpoolin dhe Manchester Cityn për titull.

Legjenda e United beson se me transferimin e tre lojtarëve, do të shtohej shumë cilësia në skuadër dhe do mund të riktheheshin në garë për titull.

Rio Ferdinand . (Photo by Chris J Ratcliffe/Getty Images)

“Sancho, Koulibaly dhe Saul Niguez, këta janë tre lojtarët që Manchester United duhet t’i transferojë”, ka thënë Ferdinand.

“Mendoj se Harry Kane lidhet me një kalim, por që për një sulmues përpara, do të merrja Sanchon”.

“Ai është i ri, shumë i shpejtë dhe ka teknikë, andaj nuk do të mendohesha dy herë për të transferuar atë”, ka shtuar më tej ai.

Manchester United pritet që në këtë verë të bëjë së paku dy transferime të mëdha, në mënyrë që të garojë për titullin e Ligës Premier. /Telegrafi/