Ndeshja e madhe e futbollit anglez, e luajtur mbrëmë mes Liverpool dhe Manchester United, është mbyllur në barazim pa gola, ndër të tjera me punën e madhe të portierit spanjoll, David De Gea.
Rio Ferdinand, legjenda e “Djajve të Kuq”, nuk vonoi dhe la shënimin dhe vlerësimin e tij në “Twitter”, duke mos dyshuar më se portierë nga Madridi “është më i miri në botë”:
“Çfarë pritjesh nga De Gea! Numri një në botë, për mua, tani për tani,” shkroi ish-mbrojtësi.
Klasifikimi i revizionuar të hënën në mbrëmje, pas supersfidës në “Anflied”, midis dy historive të mëdha të futbollit anglez, e sheh Liverpool në vendin e katërt të Ligës Premier , ndërsa Manchester United në vendin e shtatë. /Telegrafi/