Ljubomir Fërçkovski sot në emisionin “Click plus” në TV21 theksoi se do të ishte mirë nëse vaksinimi do të fillonte më shpejt.
“Nuk ka informacione për vaksinat, por do të ishte mirë që autoritet të gjejnë mënyrën që sa më shpejt të arrijë vaksinat të fillohet vaksinimi. Nuk jemi vend i madh, dhe vaksinimi duhet të shkojë shpejt”, tha Fërçkovski.
Ai shpreson se i gjithë procesi do të jetë relativisht i mirë për Maqedoninë.
Ndryshe, autoritetet shëndetësor njoftuan se vaksinat e para do të arrijë në fillim të muajit shkurt, ndërsa marsi dhe prilli do të ketë më shumë doza vaksiansh./Telegrafi/