Mbyllje të fakulteteve, largim i profesorëve nga puna, rizgjidhje të gjykatësve ku do të përfshihen edhe ambasadat e huaja – është strategji e LSDM-së përderisa arrin të vijë në pushtet, ka vlerësuar mbrëmë në një intervistë profesori Ljubomir Fërçkovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Fërçkovski potencoi se puna e parë e Qeverisë së re do të jetë të pastrojë gjyqësorin dhe të largojë nga puna gjykatës, ndërsa të rinjtë të zgjidhen me ndihmë të ambasadorëve të huaj, edhe pse kjo sipas tij duket si humbje e sovranitetit të Maqedonisë.
Puna e dytë e Qeverisë së re është, e cila do të përbëhet nga LSDM-ja dhe gjithë partitë shqiptare, sipas Fërçkovskit është të mbyllen 50 fakultetet e disperzuara në gjithë shtetin, pa marrë parasysh se sa nxënës do të mbeten pa arsim apo mësuesit të cilët do të humbin punën e tyre.
Fërçkovski, i cili ishte edhe kandidat për president nga LSDM-ja në vitin 2009, njihet si strategu kryesorë i opozitës./Telegrafi/