Profesori universitar, ish ministër dhe ish kandidati për kryetar shteti Ljubomir Fërçkovski ka komentuar ngjarjet e fundit politike në Maqedoni duke e cilësuar gjendjen si lëvizje të gjërave për më mirë, njofton Telegrafi Maqedoni.
”Ka shumë punë. Tani duhet të formohet qeveri kalimtare. Qeveria e sotme nuk mund të bëj asgjë pasi ajo i krijoji të gjithë problemet që janë përfshirë në raportin e Rainhard Priebe që i porositi Briseli zyrtar, që si shtet duhet t’i plotësojmë nëse kemi aspirata euroatlantike” thotë Ljubomir Fërçkovski në intervistë për Faktor.mk./Telegrafi/