Profesori Ljubomir Fërçkovski në një intervistë të shkurtër për televizionin “Al Jazeera” gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për emrin në mes Maqedonisë dhe Greqisë, marrëveshjen e vlerësoj si ferr, ndërsa ditën e sotme si ditë të madhe për të gjithë ne, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ka një shenjë emocioni, i kuptoj kryeministrat, ministrat dhe Nimetz. Mendoj se marrëveshja do të ketë ndikim pozitiv jo vetëm në rajon por edhe në traditën evropiane për zgjidhjen e çështjeve të rënda të identitetit. Kjo marrëveshje do të jetë shembull për marrëveshje e cila mund të arrihet në kushtet më të rënda”, tha Fërçkovski. /Telegrafi/