Profesori Ljubomir Fërçkoski ka propozuar një strategji për margjinalizimin e Gjykatës Kushtetuese, strategji e cila përbëhet nga tre pika: protestat në rrugë, strategji ekspertësh dhe përfshirja e faktorit ndërkombëtar, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në debatin e mbrëmshëm me temë ”Dhjetë vite padrejtësi” të organizuar nga Komiteti i Helsinkit në Maqedoni, Fërçkoski tha se gjykatësit kanë shefin e tyre, kurse shefit duhet t’ia shtrenjtojmë përdorimin e gjyqit.
Ai thotë se pjesë e lojës bëhet strategjia e mendimit të ndryshëm, që nënkupton se katër gjykatësit që nuk e votuan ndryshimin e Ligjit për faljen e të dënuarve, duhet të largohen nga Gjykata Kushtetuese dhe t’i tregojnë mendimet e tyre para gazetarëve./Telegrafi/