Për ish-funksionarin shtetëror dhe profesorin, Ljubomir Fërçkoski, OBRM-PDUKM-ja është shumë larg reformave, pasi që gjysma e partisë vazhdon të jetë kriminele.
I ftuar në emisionin “Top Tema” në Tv Telma, Fërçkoski thotë se ata që janë në paraburgim, kur do të dalin, askush nuk do t’ua fshij krimet, por do të gjykohen, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Fërçkoski vlerëson se për Qeverinë është shumë me rrezik instalimi i OBRM-PDUKM-së brenda administratës shtetërore që nuk është e pastruar dhe që për të është instalim kriminal.
Sipas tij, këta funksionojnë si sistem paralel i sigurisë që duhet ta shpëtojë grupin, ndërsa kuadrot e LSDM-së arsyetohen me moslargimin e tyre, duke tentuar të tregohen të mirë./Telegrafi/