Ish-Ministri i Brendshëm Ljubomir D. Fërçkoski, në një deklaratë për televizionin Telma, tha se i vjen keq që në kohën kur ai ishte në funksion nuk lejoi që Sasho Mijallkovit t’i dorëzohen dy padi penale, për shkak se ai këtë e ka bërë për hirë të respektit ndaj atit të tij, Jordan Mijallkov i cili tragjikisht vdiq në një aksident me makinë në Vranjë, Serbi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Më kujtohet një rast. Inspektori më sugjeroi se personi Sasho Mijallkov është arrestuar pasi kaq qenë duke drejtuar një veturë xhip, ka hyrë në bar kafen e natës dhe ka qenë pjesëmarrës në një konflikt fizik. Nuk e njihja, por u njoftova se ishte djali i ministrit të Brendshëm i asaj kohe, Jordan Mijallkov dhe nga respekti për atin e tij nuk lejova të shkruhet padi penale. Kam edhe një rast tjetër në të cilin i riu Mijallkov kishte shkelur ligjin, por nuk caktova padi. Gjatë qëndrimit tim ministror aq ishin krimet e Sasho Mijallkovit’, tha për Telma ish-Ministri i Brendshëm, Ljubomir Fërçkoski. /Telegrafi/