Profesori universitar Ljubomir Fërçkoski, në një intervistë për Al Jazeera ka folur rreth situatës së fundit politike në Maqedoni. Ai theksoi se në Maqedoni është pritur një incident i tillë, pasi sipas tij, Maqedonia është shndërruar në shtet autoritar, njofton Telegrafi Maqedoni.
Fërçkoski deklaroi se e gjitha filloi kur presidenti Ivanov, refuzoi ta jep mandatin për herë të dytë që të formohet qeveria e re. Dhe kjo sipas tij, prodhoi ngjarjet e fundit në Kuvend.
Ai tha se bashkësia ndërkombëtare ka reaguar në kohë dhe ka mbështetur kryetarin e ri të Kuvendit, njëkohësisht duke dënuar edhe dhunën ndaj deputetëve./Telegrafi/