Çështja e murit në veri të Mitrovicës vazhdon të jetë temë e diskutimeve në vend. Muri, i cili ndan në dysh qytetin e Mitrovicës, për deputetin e LDK-së, Sadri Ferati është një monstrum, i cili tregon për situatën e vështirë që ndodhet ajo pjesë e Kosovës.
Ferati në një intervistë për emisionin ‘Fakt Plus’ në Tribuna Channel ka thënë se nuk e din nëse muri do të prishet.
Serbët, sipas tij, do të insistojnë deri në fund qe të pengojnë lëvizjen e automjeteve në atë pjesë.
E, sa i përket seancës se sotme të jashtëzakonshme për rastin Dehari, Ferati shprehë çudinë se si nuk u arrit një pajtueshmëri mes dy taborëve për këtë çështje. Ai ka kërkuar që rasti të mos politizohet nga asnjëra anë dhe të mos interferohet në drejtësi.
Deputeti i LDK-së, nuk e ka përjashtuar mundësinë qe nëse ka pajtueshmëri vitin e ardhshëm të organizohen dy palë zgjedhjet njëkohësisht. Ndërsa ka shtuar se liberalizim të vizave nuk do të ketë për një kohë ta pacaktuar.