Telegrafi

Ferati tregon kush urdhëroi intervenimin ROSU-s për ndalimin e trenit serb

Në debatin se kush nga udhëheqësit shtetëror të Kosovës dhe urdhrin për ta ndalur trenin serb me slogane kundër shteti të Kosovës që po provonte ilegalisht ë hynte në Kosovë, është përgjigjur edhe deputeti i Lidhjes Demokratike, Sadri Ferati.

Ai ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se urdhërin për pozicionimit e policisë në pikën kufitare Jarinje e ka dhënë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

“Reagimi ka qenë si në çdo shtet normal. Kjo ka qenë detyrë e institucioneve të Kosovës dhe urdhrin për ndërhyrjen e policisë e ka dhënë kryeministri për ministrin e Punëve të Brendshme, por normalisht që ka qenë një vendim me konsultim me të tjerët, por me rëndësi është që institucionet kanë reaguar”, pohoi Ferati në Info Magazine.

“Ishte vendim i menduar që reaguan institucionet e Kosovës dhe kishte një vendim edhe të mençur nga kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiq, që treni të kthehet dhe ky doli të jetë epilogu më i mençur për këtë situatë”.

Ferati pohoi se emocionet e krijuara atë ditë “bazoheshin në të kaluarën, nga sjelljet e paarsyeshme nga Serbia në të kaluarën”.