Site icon Telegrafi

Ferat Shala: Unë e kam drejtuar familjen Ramadani në EULEX (Video)

Zëvendësministri Ferat Shala, ka folur për herë të parë për akuzat që i janë bërë atij, duke e implikuar në vrasjen e familjes Hajra.

Ai në emisionin “Republika” në Tribuna Channel, ka treguar se familja Ramadani kishin kërkuar takim me të, para disa muajsh.

Ky takim, sipas Shalës, fillimisht ishte thirrur si miqësor dhe për të kërkuar mbështetje për djemtë që janë në burg, të cilët pretendojnë se po mbahen pa faj.

Më pas Shala ka rrëfyer se ata kishin deklaruar se posedonin një incizim në të cilin Shpresim Uka, pohon se Ferat Shala e kishte paguar një person për vrasjen e Hamzë Hajres dhe familjes së tij.

Shala deklaron se ai kishte refuzuar të dëgjonte këtë xhirim dhe u kishte thënë atyre që për këtë gjë t’i drejtohen EULEX-it. Gjë të cilën edhe e ka bërë familja Ramadani.

Ndiqeni deklaratën e plotë të Shalës për këtë rast:

Exit mobile version