Megjithatë, ata që adhurojnë të krijojnë të reja me gjëra të vjetra, mbeten të mbërthyer pas tij… çfarë do të thotë fjala “vintage”? Në fjalorin ndërkombëtar të modës termi “vintage” përkufizohet si një lojë aparencash që përdor veshje të vjetra të përziera me të reja në jetën e përditshme, por edhe në evenimente të rëndësishme. Pra, stili “vintage” nuk mund të përdoret nga koka tek këmbët si një kostum i vjetër, ai nënkupton një përzierje stilesh për të krijuar vetëm një: stilin tënd. Pikërisht ky stil po fiton gjithnjë e më shumë terren si në botën e modës, edhe në atë të dekoracionit.
Aktualisht nuk ka foto mode, ekspozite apo artikull ku të mos përdoret kjo fjalë. Rrugën e këtij stili e kanë hapur top-modelet Naomi Campbell dhe Kate Moss në vitet 1990, por fenomeni shpërtheu më 2001 me shfaqjen e Julia Roberts ne ceremoninë e çmimeve “Oscar”, me një fustan Valentino të 1992. Shumë shpjet ky stil tërhoqi të gjithë yjet: Demi Moore, Winona Ryder, Nicole Kidman, Sarah Jessica Parker apo Jennifer Lopez etj.
Stili “vintage” si filozofi është edhe një mënyrë për të refuzuar modën e momentit, ose të paktën për të mos iu nënshtruar të gjithave diktateve të saj. /Telegrafi/