Një flluskë e madhe me gaz metani ka shpërthyer dhe ka lënë një hendek të thellë 50 metra.
Një vrimë e thellë rrethore e zezë u hap papritmas në Siberi, dhe në pamje të parë ngjason në një filmi horror. Sidoqoftë, vrima të tilla në tokë shfaqen shpeshherë. Kohët e fundit, një krater i tillë u hap në Gadishullin Yamal (Rusi).
Ekzistojnë disa teori se si formohen këto kratere. Për shembull, ato mund të shkaktohen nga shembja e papritur e kodrave, transmeton Telegrafi. Kjo e fundit ndodh kur ngrica e përhershme, pra toka e ngrirë brenda, shkrihet dhe gazi i metanit del në sipërfaqe.
Për shkak të ndryshimit të klimës, ajo shkrihet me një shpejtësi shumë të lartë. Dhe gazi i metanit i lëshuar, mund të përshpejtojë efektin serë. Ai është dukshëm më i fortë se CO2 dhe kontribuon 20 për qind në ndryshimet klimatike të bëra nga njeriu. Sa më shumë nga këto depozita të mëdha metani të çlirohen nga shkrirja e ngricës së përhershme, aq më shumë kjo mund të promovojë efektin serë.
Giant new 50-metre deep 'crater' opens up in Arctic tundra. Blocks of soil and ice thrown hundreds of metres from epicentre of the funnel at the Yamal peninsula https://t.co/2fTA8GZRS4 #YamalFunnels2020 pic.twitter.com/t5CJRVwuRS
— The Siberian Times (@siberian_times) August 29, 2020
Sidoqoftë, vrimat në tokë janë të vështira për t’u vëzhguar. Para se të shfaqen krateret, atje formohen gunga. Por i gjithë procesi zgjat vetëm një ose dy vjet – një kohë shumë e shkurtër për shkencëtarët për t’i gjetur dhe studiuar ato. /Telegrafi/