Site icon Telegrafi

Fenomeni i rrallë natyror, “shfaqen” tre diej (Foto/Video)

Një fenomen i rrallë natyror në Rusi, të jep idenë se në qiell nuk ka 1 diell, por tre të tillë. Fenomeni më i fundit është filmuar e më pas është publikuar duke u kthyer në virale me shumë njerëz të cilët e cilësonin si video-mashtrim.

Por në fakt fenomeni ka ndodhur dhe nuk ka asgjë për t’u çuditur, pasi lidhet me reflektimin e diellit në akull dhe pasqyrimi që kthehet mbrapsht.

Maria Borukha, drejtuese e një prej projekteve shkencore më të njohur në Shën Petersburg dhe studente e doktoraturës në mekanikat qiellore në Universitetin e Shën Petersburg sqaron se kjo është diçka normale dhe është një fenomen që mund të shihet në shumë vende të botës, transmeton tch.

“Kjo nuk është tjetër gjë veçse një lojë e dritës në kristalet e akullit që reflektohet në retë që janë në lartësitë 5-10 kilometra mbi tokë”, sqaron Borukha.

Exit mobile version