Pushuesit e një plazhi në Koh Lipe të Tajlandës, nuk mund t’i besonin syve dhe kishin frikë për sigurinë e tyre, kur iu shfaqën përpara katër vorbulla uji.
Ky fenomen që krijohet në kushte specifike atmosferike, nuk është aq i rrallë, por nuk ndodhë që të krijohen katër të tilla, transmeton Telegrafi.
“Kurrë nuk kam parë ndonjë vorbull, e të shohësh katër njëherësh është e pa pritshme”, ka thënë një banor i zonës, që shoqëron turistet.
Ngjarja ka shkaktuar panik në mesin e të pranishmëve, të cilët frikësoheshin se vorbullat mund të vijnë drejt plazhit. Për fat të mirë, gjithçka përfundoi mirë dhe pa komplikime. /Telegrafi/
https://youtu.be/QqhcujGVYt0