Telegrafi

Fenomeni misterioz që po i vë në gjumë fëmijët e fshatit (Foto)

Dhjetëra fëmijë janë prekur nga kjo gjendje bizare, që po u shkakton ngërçe barku, trullosje, humbje të ndjenjave në nyje, marramendje dhe turbullim të të parit, transmeton Telegrafi.

“Kur djali shkon në shkollë, mua më thërrasin pas disa orëve që ta marr, sepse ai ka fjetur” i ka thënë medieve një prind.

Për këtë arsye, fshati që ka 1,500 banorë, është evakuuar në fshatin Aksai, afro 20 kilometra më larg, mirëpo problemet me gjumin, mbesin të njëjta.

Mbeten të paqarta arsyet, pse ky fenomen po ndodhë, si dhe pse janë vetëm fëmijët ata që po ndikohen e jo edhe të rriturit. /Telegrafi/