Telegrafi

Fenomeni kthehet te Real Madridi

Një fytyrë e njohur është kthyer në Real Madrid, pasi legjenda braziliane Ronaldo Nazario është kthyer si këshilltar i Florentino Perezit. 

Në 14 vjetorin në nënshkrimit të tij nga Interi, që u kthye nga një performacë brilante nga Kupa e Botës 2002 ai kthehet përsëri në Santiago Bernabeu.

Me Zinedine Zidanen si trajner që erdhi në janar, Perez është duke i kthyer Galaktikët që i kishte në kohën kur ai ishte president.

Pasi braziliani ishte pjesë e organizmit të Kupës së Botës dhe Olimpiadës, kthimi i tij nuk ishte i mundshëm deri tani.

Lexo po ashtu Kush duhet të shpallet lojtari më i mirë sipas Griezmann

I njohur me nofkën ‘El Fenomeno’ (Fenomeni), ai njihet si një prej lojtarëve më të mëdhenj në histori të futbollit.

Ai shënoi 104 gola në 177 paraqitje për  Real Madridin.

Ronaldo ka luajtur edhe për skuadra Barcelona, Inter dhe PSV Eindhoven. /Telegrafi/