Ky është momenti kur qielli “ndahet” në dy pjesë – atë me diell dhe një pjesë sikur duket se është vranët, duke habitur shumë kalimtar rasti që panë këtë fenomen në qytetin filipinas Mandaue.
Pamjet e horizontit të ndarë në “natë dhe ditë”, befasoi banorët e Filipineve gjatë 10 tetorit, transmeton Telegrafi.
Një pjesë dukej e ndriçuar nga dielli derisa tjetra më e errët dhe me vranësira.
Fenomeni i rrallë besohet të jetë një perëndim i diellit – një spektakël që ndodh kur drita shpërndahet ndërsa dielli kalon horizontin.
Vëzhguesi Leylan Romarate tha se e regjistroi skenën pa përdorur një filtër – një pretendim i mbështetur nga Meta që tregon skedarin origjinal, vendndodhjen dhe pajisjen.
Ai mund të dëgjohet duke thënë në video: ‘Ka një linjë pikërisht atje. Është ditë dhe mbrëmje”. /Telegrafi/