Telegrafi

Fenomen i rrallë në malin që digjej, vorbulla zjarri bëri spirale dhe ngjitej në lartësi (Video)

Në pjesën malore të Pedrago Grande të Portugalisë, që është përfshirë nga zjarret masive, ka ndodhur një fenomen i rrallë.

Aty është krijuar një vorbull zjarri që ka bërë spirale dhe është ngjitur në lartësi, duke hedhur shkëndija për rreth, transmeton Telegrafi.

“Djalli i zjarrit”, quhet ky aktivitet që mund të shihet vetëm në vende ku ka flakë të mëdha, ndërsa frynë edhe erë.

Kjo e fundit ishte shkaktare, që mbi njëmijë zjarrfikës të luftojnë me zjarret dhe të kenë suksese minimale, pasi nuk ia dilnin t’i shuajnë. /Telegrafi/