Telegrafi

Fenomen natyror, në liqen formohet “pema e jetës” pasi goditet nga stuhia e madhe

Pamjet e filmuara nga ajri tregojnë “pikturat” e realizuara nga nëna natyrë, ku në mes të liqenit është “shfaqur” pema e jetës si rezultat i një stuhie të madhe.

Fotografi Derry Moroney mbeti i habitur kur krahasoi pamjet e filmuara nga ajri me dron në liqenin Cakora, që gjendet në lindje të gjirit Byron të New South Wales, transmeton Telegrafi.

Këto pamje kanë shokuar të gjithë që kanë pasur rastin t’i shohin dhe prej publikimit të tyre në rrjetet sociale kanë marrë mijëra pëlqime e shpërndarje.

Kur zbuloi këtë fenomen natyror, vendosi ta ngrit në ajër dronin për t’i shkrepur disa imazhe në liqenin Cakora. /Telegrafi/