Telegrafi

Feningu më i vjetër gjerman shitet për 34.000 euro

Monedha, e cila është e rëndë vetëm 1,18 gram, me siguri është përpunuar në Trir, Gjermaninë Perëndimore, gjatë periudhës së Pipinit të III-të, që ka sunduar prej vitit 714 deri në vitin 768.

Paraja është gjetur në vitin 1981, ndërsa ekspertët konsiderojnë se "Feningu i Pipinit" është ekzemplari i parë i banknotave gjermane pas dominimit të parave romake.

Feningjet dhe marka, Gjermania i pezulloi në vitin 2002, kur filloi ta zbatojë euron.