Telegrafi

Feniksi shpallet kampion i Kosovës në futsall  

Klubi nga Drenasi, Feniksi, është kampion i ri i Kosovës në futsall.

Feniksi ka shënuar fitore edhe në takimin e dytë të finales së “play-off”-it ndaj Liburnit në Gjakovë, me rezultat 2:1.

Kështu, klubi nga Drenasi iu gëzua titullit për këtë sezon, i cili ishte i katërti në histori të klubit, duke e mbyllur këtë edicion pa asnjë humbje.

Lexo po ashtu Feniksi fiton Kupën e Kosovës në futsall, mposht Besën në finale

Sipas FFK-së, edhe ndeshja e dytë finale zgjoi interesim të madh të tifozëve, të cilët e kishin stërmbushur palestrën “Shani Nushi”, por në fund titullit të kampionit dhe njëherësh daljes në Evropë iu gëzuan mysafirët nga Drenasi.

Golat në këtë ndeshje për Feniksin u shënuan nga Mentor Mejzini dhe Dardan Topilla, ndërsa golin e vetëm për gjakovarët e shënoi Ramadan Alaj.

Në fund trofeun e kampionit, kapitenit të Feniksit, Mejzini, ia dorëzuan anëtari i KE të FFK-së, Ilaz Mjaku dhe kryetari i Komisionit të Futsallit, Rasim Gimolli.

Në vitin e kaluar ishte Liburni ekip kampion, ndërsa së bashku me Feniksin janë dy skuadrat më të titulluara në futsall. /Telegrafi/