Site icon Telegrafi

Feniksi fiton të drejtën e organizimit të turneut “UEFA Champions League – main round” në futsal

UEFA do t’i jap Kosovës sot një tjetër lajm historik në sport. Shtëpia më e madhe e futbollit botëror ka vendosur që në Kosovë të organizoi turneun më prestixhioz të futsallit në Evropë, “UEFA Champions League-Main Round”, apo Ligën e Kampionëve në këtë sport.

Feniksi nga Drenasi është skuadra që për herë të parë bëri historinë në këtë sport duke arritur suksese dy edicione më parë në debutimin në garat evropiane.

Falë këtyre sukseseve, skuadra kosovare do të jetë pjesë e “UEFA Champions League – Main Round”, aty ku bëjnë pjesë skuadrat më të mëdha evropiane, shkruan Indeksonline.

Feniksi do të jetë organizator i këtij turneu ku do të marrin pjesë tri top skuadra nga Evropa.

Zyrtarët e UEFA-s kanë qenë para pak ditësh në Prishtinë ku kanë parë nga afër mundësitë e organizimit që i ka ofruar Feniksi për të cilat tashmë janë dakorduar.

Kjo do të thotë që në Kosovë do të zbresin skuadrat më të mëdha nga Evropa siç janë Barcelona e Inter Movistar. Gara mbahet nga data 2 deri me 8 tetor të këtij viti.

Exit mobile version