Finalja mes këtyre dy skuadrave të mëdha në futsall, është zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Në një përballje mjaft joshëse dhe me plot gola, skuadra nga Drenasi është treguar ekip më i fortë se ekipi gjakovar.
Të përzgjedhurit e Artan Hajdarit mjaft mirë e nisen lojën dhe përmes Mejzinit kaluan në epërsi prej 1-0. Ndërkohë, gjakovarët barazuan shifrat në 1-1, mirëpo skuadra shkuan në pushim me epërsinë e Feniksit, pasi që Mejzini sërish kaloi në avantazh ekipin nga Drenasi.
Me bollëk gola kishte edhe në pjesën e dytë. Por ishte përsëri Feniksi që më mirë e kontrolloi lojën në parket dhe vazhdimisht kishte epërsi në rezultat të cilën e ruajti deri në fund duke i gëzuar në fund fitores më rezultat 8-4. Bazuar në lojën e shfaqur, Feniksi me plotë meritë rrëmbeu trofeun e Kupës së Kosovës. /KP/Telegrafi/