Telegrafi

Feniksi e nis me humbje edhe pse luajti si e barabartë

Kampioni i Kosovës në futsall dhe befasia më e këndshme e Kupës së UEFA-s, Feniksi, është mposhtur në ndeshjen e parë të grupit A të “Elite Round”.

Skuadra nga Drenasi u mund 4:3 nga kampioni i Lituanisë, Nikars Riga, pas një ndeshje tejet interesante.

Dy ndeshjet tjera, Feniksi i luan me Kairat Almaty dhe Real Rieti të Kazakistanit dhe Italisë.

Ndeshjet e këtij grupi luhen në Kazakistan.

Në ndeshje e parë edhe pse humbi skuadra nga Kosova u paraqit mjaftë mirë.