Gjykatësja Valentina Gjorgjievska ka konfirmuar vendimin që e solli Kuvendi më 4 korrik, me të cilin pranoi planin për riorganizimin e “Feni Industries”. Plani si pozitiv dhe me perspektivë u pranua dhe votua nga 96 për qind e shumicës.
Siç njoftuan nga kompania, pranimi i planit do të thotë se përfundimisht Feni nuk do të falimentojë, pas paqartësive disa mujore për punën e kombinatit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Plani për riorganizim dhe qëllimet e investitorit të vetëm të kompanisë “GSOL/EuroNikel” pozitivisht është vlerësuar edhe nga Sindikata e industrisë, energjetikës dhe xehtarisë, të cilët kanë kërkuar që procedura e falimentimit të ndalojë dhe kombinati të vazhdojë me punë”, thonë nga “Feni Industries”.
Investitori i vetëm deri tani i “Feni Industries”, EuroNikel deri tani ka investuar më shumë se 80 milionë euro./Telegrafi/