Manchester United edhe zyrtarisht është në krizë të thellë. Kjo mund të konstatohet fare lehtë pas disfatës që gjiganti anglez pësoi nga Fenerbahce në Turqi me rezultat 2-1.
Ndeshja mes dy skuadrave të Grupit A filloi me një atmosferë fantastike nga tifozët vendas.
Vetëm pas dy minutave lojë, u shënua edhe një gol i jashtëzakonshëm në këtë takim.
Ishte sulmuesi senegalez, Moussa Sow që realizoi me gërshërë pas një asistimi nga Kaldirim.
Epërsia e hershme e vendasve bëri që ata të mbyllën dhe të luajnë më kujdesshëm në mbrojtje.
Rastin më të mirë për mysafirët e pati sulmuesi anglez Wayne Rooney, por në portë ishte Volkan Demirel i sigurtë.
Lens u përgjigj në minutën e 59-të me një tjetër supergol për vendasit për 2-0.
Më parë Ibrahimovic u fut në lojë pas lëndimit të Paul Pogbas, por kjo nuk tregoi rezultat.
Deri në fund të takimit Rooney shënoi një gol në minutën e fundit dhe ky gol ishte i pa vlerë e vetëm për rezultatin 2-1.
Në Grupin A udhëheq Feyenoordi me shtatë pikë, po aq sa ka Fenerbahce në vendin e dytë me shtatë pikë por me golaverazh më të dobët, teksa United mban pozitën e tretë me gjashtë pikë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=TP1gWQuanG8
https://www.youtube.com/watch?v=HH87b43fx5Y