Telegrafi

Fenerbahce pranon ofertën e Lyonit për Guizan

28-vjeçari iu bashkua ekipit turk nga Mallorca, me të cilin ekip shënoi 27 gola në një sezon të vetëm, para se të ndihmojë edhe Spanjën të fitojë Kampionatin Evropian. Fernerbahce pagoi 16 milionë euro për sulmuesin, i cili megjithatë shënoi vetëm 11 gola në ligë.

“Oferta nuk është shumë e lartë krahasuar me çmimin që kemi paguar ne. Por ai dëshironte të largohej, andaj ne e pranuam atë dhe jemi në kërkim të një sulmuesi tjetër”, ka thënë Daum.